Zëdhënësi i presidentit Meta ka deklaruar se nuk pret reflektim publik nga një dhunues me fdashje u Kushtetutës dhe ligjit.
Në një postim në ‘Facebook’, Blushi shkruan se institucioni i Presidencës do bashkëpunojë me prokurorinë për të vendosur drejtësinë në vend.
Blushi thekson gjithashtu se procesi do jetë i hapur e transparent për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë përmes kapjes së Kushtetutës.
‘Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.
Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.’ – shkruan Blushi.