Vendosni fjalën kyçe....

Të ardhurat nga emigrantët arrijnë në nivelin më të lartë të dekadës


Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lartë të dekadës në 9 muajt e këtij viti.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve ishin 520 milionë euro për periudhën janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Vetëm në tremujorin e tretë, të ardhurat në formën e prurjeve valutore nga emigrantët shënuan 185 milionë euro. Kjo është periudha kur ka më shumë prurje, teksa emigrantët vijnë në shtëpi për pushimet e verës. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat ishin 170 milionë euro.

Paratë që emigrantët sjellin tek të afërmit e tyre filluar të binin ndjeshëm pas vitit 2008, duke reflektuar ciklin e emigracionit, sipas të cilit personat që u larguan pas viteve ’90 fillojnë e shkëpusin lidhte me vendin mëmë.

Ato arritën nivelin më të ulët në 2013-n, por më pas fillojnë një rritje tjetër e tyre, duke reflektuar dhe rigjallërimin e nivelit të emigracionit.

Nga viti 2014 rifillojë një valë ikjesh nga vendi, që u reflektua në rritjen e ndjeshme të kërkesave për azil, që kulmuan në 2015-n, me gati 68 mijë në vitin 2015. Më pas tendenca erdhi në ulje, por sërish mbeti e lart ënë krahasim me perudhën e para vitit 2013, sipas të dhënave që publikohen nga Eurostat.

Ndërsa në 9 mujorin e këtij viti është konstatuar një tjetër rritje e kërkesave për azil, me rreth 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një pjesë e tyre arrijnë të integrohen dhe më pas ndihmojnë familjet në Shqipëri.

Krahas azilantëve, po ikin dhe shumë profesionistë, kryesisht infermierë, mjekë, inxhinierë, IT, me Gjermaninë si destinacion i preferuar. Ata që ikin nga kjo kategori kanë një punë të sigurt, me të ardhura relativisht të larta dhe janë potencial për të dërguar para në shtëpi.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *