Vendosni fjalën kyçe....

“Lista Serbe nuk do bëhet pengesë për krijimin e qeverisë”-Zyrtari


Ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic në një takim lamtumirës me ambasadorin italian në Kosovë ka deklaruar se Lista Serbe të cilit i përket nuk do të jetë pengesë në formimin e qeverisë së ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Ministri në detyrë dhe Ambasadori italian, Pierre Cristoforo Sardi biseduan edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

Jevtic në takim i ka thënë se Lista Serbe nuk do të bëhet pengesë në formimin e qeverisë por do të kërkojë kërkesat minimale për serbët e Kosovës.

Në fund të këtij takimi është thënë se ka ende sfida në Kosovë dhe është obligim i të gjithëve për të kontribuuar në zgjidhjen e problemeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *