Vendosni fjalën kyçe....

Tajldandezja vjedh foshnjën e porsalindur: Kisha frikë t’i thoja burrit se pësova abort


Një grua në Tajlandë ka pranuar se ka vjedhur një foshnjë të porsalindur në spital sepse kishte frikë t’i tregonte burrit të saj që kishte pësuar një abort.

Mirror shkruan se Sriwaluck Akethamsatien, 27 vjeç, humbi në mënyrë tragjike foshnjën e saj muajin e kaluar, por nuk donte të zhgënjente burrin e saj i cili “ishte i ngazëllyer që do bëhej baba”.

Në vend që t’i tregonte të vërtetën, Sriwaluck vijoi të shtirej sikur ishte shtatzënë për t’u miqësuar me një çift që sapo i kishte ardhur në jetë një vajzë.

Gruaja i tha burrit të saj se kishte shkuar në spital për të lindur dhe se do të qëndronte atje natën. Të nesërmen në mëngjes ajo ofroi të ndihmonte familjen dhe u mori fëmijën që ta shëtiste.

Kamerat e sigurisë e kapën atë duke u larguar me fëmijën në krahë, duke përdorur një hixhab për të fshehur fytyrën edhe pse ajo është Budiste dhe jo Myslimane.

Kamerat e treguan atë duke u larguar nëpër korridorin e spitalit para se të ngjitej në pjesën e pasme në një motor. Ajo e çoi fëmijën në shtëpi te burri i saj i kënaqur, i cili besonte se ishte vajza e tij.

Por policia gjurmoi targat e motorit dhe ra në gjurmët e shoferint Chatchai Thongchai, 50 vjeç, të cilin e morën në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ai tha: “Unë nuk e njihja gruan, por sapo kisha mbaruar takimin tim dhe isha gati të largohesha nga spitali, kur ajo më kërkoi ta shoqëroja në terminalin e autobusit. Pranova sepse më erdhi keq për të, ajo mbante një fëmijë të porsalindur në krahë në diellin që digjej. Ajo më kërkoi që ta çoja gjysmë milje larg nga spitali.”

Policia më vonë gjeti një çantë që Sriwaluck kishte lënë në spital, brenda së cilës kishte një biletë autobusi për stacionin afër shtëpisë së saj.

Oficerët bastisën shtëpinë e saj atë natë e gjetën aty vajzën e vogël. Sriwaluck u arrestua nga policia atë natë.

Ajo rrëfeu në polici se vodhi fëmijën sepse nuk donte t’i tregonte burrit të saj për abortin.

“Unë isha shtatzënë, por kisha bërë abort dhe nuk mund t’i tregoja burrit tim, sepse ai donte aq shumë të bënte një fëmijë. Vazhdova të hiqesha si shtatzënë, atëherë i thashë burrit tim që do të shkoj në spital dhe do të qëndroj atje për të lindur fëmijën. Unë në të vërtetë e kalova kohën duke u miqësuar me familjen që kishte lindur një vajzë. Unë e mora foshnjën pasi ata më besuan ta mbaja dhe e solla në shtëpi. Burri im u gëzua sepse mendoi se ishte fëmija i tij.“- tha ajo, citon Mirror.

Sriwaluck tani rrezikon të dënohet deri në pesë vjet burg për rrëmbimin e një fëmije.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *