Vendosni fjalën kyçe....

Adi Krasta rikthehet me “A Show” në Kosovë, rrëfimi i Haradinajt


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka dhënë një intervistë për Adi Krastën në emisionin ‘A Show’, të transmetuar në televizionin ‘T7’ në Kosovë.

Gjatë intervistës së tij, Haradinaj, ka shigjetuar kryeministrin e Shqipërisë, Rama, duke thënë se edhe pse po qeveris me snjë shumicë dërrmuese, nuk ka bërë asnjë reformë apo punë për të cilën mund të flitet.

Ndërsa shton se përkundër tij, Kosova ka bërë disa arritje të rëndësishme edhe pse përballë kishte pasur presion të madh ndërkombëtar.

‘Unë kam udhëheq qeveri me dhjetëra parti, kurse Rama ka pas një qeveri me një parti të vetme, shumicë absolutë. Me gjithë këtë fuqi politike, Rama nuk ka pas asnjë rezultat që mund të përmendet. Në kohën e Berishës ke Rrugën e Kombit, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave. Hajt pra, çfarë ke bë mund të pyetet Rama sot. Unë kam pas një qeverisje të vështirë me shumë parti dhe shumë presion ndërkombëtar. Por prapë kemi bërë shumë punë. Kemi mbajtur presionin për taksën, themeluam ushtrinë, zgjidhëm çështjen e minierës së Trepçës.’ – tha Haradinaj.

Më tej, i ngacmuar nga Krasta, ai rrëfeu se kafen e mëngjesit e pinte me të ëmën duke treguar sesi diskutonte me të lidhur me problemet e Kosovës.

‘Kafen e mëngjesit e pi me nënën. Pasi humbi jetën babai, e mora në Prishtinë në shtëpi dhe io rregullova një dhomë të sajën dhe çdo mëngjes takohem dhe e pi kafen me të. Flasim për problemet e Kosovës’ – shtoi Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *