Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për vjedhje te Ujësjellësi në Librazhd, procedohet shefja e financës


Policia ka nisur procedimin penal të shefes së Financës pranë shoqërisë të Ujësjellës-Kanalizimeve. 35-vjeçarja me inicialet A.S, akuzohet për “vjedhje” dhe “Shpërdorim detyre”. Ajo dyshohet se ka abuzuar me fondet e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Librazhdit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan  proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:

A.S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *