Televizioni Al Jazeera ka kushtuar një reportazh situatës pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Në shkrimin e saj media e huaj thekson se edhe pse nga lëkundjet kanë kaluar më shumë se dy javë një pjesë e familjeve që humbën banesat e tyre thonë se kanë marrë pak ose aspak ndihma nga shteti, duke intervistuar disa prej tyre.
‘Unë nuk kam marrë asgjë nga bashkia. Asnjë ushqim, as rroba dhe asgjë.’ -tha 23-vjeçarja Irena Doçi për Al Jazeera.
Ndërsa ajo po fliste me Al Jazeera, pjesëtarët e ushtrisë shqiptare u shfaqën, vendosën çadrën në kopshtin e saj të pasëm dhe u larguan, por nuk dhanë ndihmë tjetër.
Asnjë nga banorët e intervistuar Al Jazeera nuk kishte marrë ndihmë të konsiderueshme nga shteti.
Një nga banorët që humbi bashkëshorten e djalin në Thumanë, Bujar Cuka, ka pohuar se edhe pse u është premtuare shtëpi nga kryeministri, që prej atëherë nuk ka dëgjuar më asgjë për këtë gjë.
‘Më thanë që kryeministri dëshironte të ndërtonte një shtëpi për mua, por që nga atëherë nuk kemi dëgjuar asgjë për këtë. Ata u përpoqën të më transferojnë në një apartament shumë larg, afër askujt që njihja.’ – pohoi ai.
Al Jazeera pyeti zyrën e kryeministrit Edi Rama kur do merrnin ndihma zonat që vizitoi media në fjalë dhe nëse Bujar Cukar dhe vajza e tij do të pajiseshin me një shtëpi që iu premtua.
Zëdhënësi i Ramës, Endri Fuga tha se më shumë se 13,000 njerëz ishin ‘strehuar’ pas tërmetit, me 5,000 në hotele.
Njerëzve në zonat rurale, tha ai, iu dhanë tenda dimri, ndërsa ndihma me qira ishte në rrugëdalje.
‘Të gjitha familjeve që humbën anëtarë gjatë tërmetit u janë dhënë ndihmë financiare,’ pohoi ai.