Vendosni fjalën kyçe....

Angela Merkel zgjidhet gruaja më e fuqishme në botë për 2019-ën


Kancelarja gjermane Angela Merkel edhe njëherë tjetër kryeson listën e revistës “Forbes” për gratë më të fuqishme në botë për këtë vit.

65-vjeçarja u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për përballjen me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe për politikën e saj për lejimin e mbi një milion refugjatëve sirianë në Gjermani.

Pas Merkel, në listë vjen Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane. Më pas vjen Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

E katërta është zgjedhur Ursula Von Der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian dhe e pesta Mary Barra, CEO e kompanisë General Motors.

“Lista e këtij viti e grave më të fuqishme në botë është një koleksion inovatoresh dhe nxitësesh që po drejtojnë skenën botërore duke ripërcaktuar strukturat tradicionale të pushtetit dhe po kanë ndikim në çdo industri dhe sferë influencimi”, tha Moira Forbes, presidente e ForbesWomen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *