Vendosni fjalën kyçe....

“Asnjë sekondë vonesë” – Meta i përgjigjet Ramës për emërimin e Ahmetajt ministër


Presidenti Ilir Meta nuk është vonuar për t’i kthyer përgjigje propozimit të kryeministrit Edi Rama, për të emëruar Arben Ahmetajn, si ministër për Rindërtimin.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”- shkruan zëdhënësi Tedi Blushi, duke lënë të kuptohet se presidenti Ilir Meta ka vendosur për dekretimin e Ahmetajt.

Kryeministri Rama e konsideroi të nevojshëm emërimin e një ministri të ri, për të çuar përpara procesin e rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”– shkruante Rama pak më herët.

Arben Ahmetaj ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në vitet 2013-2015. Më vonë në vitin 2016, Rama e emëroi atë si ministrin e ri të Financave, pozicion të cilin e ka mbajtur deri në janar të këtij viti, kur kryeministri ndryshoi gjysmën e qeverisë pas protestave të studentëve./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *