Vendosni fjalën kyçe....

Atentati i Peqinit, lidhja e viktimës me një nga 3 të ekzekutuarit në Elbasan një vit më parë


Janë zbardhur hollësi të reja lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku humbi jetën një i ri dhe u plagos shoku i tij.

Mësohet se 23-vjeçari Andi Zylyfi dhe shoku i tij, 21-vjeçari Ardit Uruçi, ndodheshin në një makinë pranë një lokali hnë fshatin Përparim kur janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Zylyfi humbi jetën rrugës për në spital ndërsa Uruçi ndodhet në gjendje të rëndë në ranimacionin e spitalit të Elbasanit.

Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në vend ndërsa i ati punonte si poic në urguin e Peqinit. Policia po heton nëse bëhet fjalë për këtë gjë apo është një përplasje e larje hesapesh mes bandash.

Ai është kushëriri (djali i hallës) i Endrit Alibejt, që u ekzekutua rreth një vit më parë në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Endrit Alibej (Dylgjeri) dhe kushëriri i tij, Arben Dylgjeri, mbetën të vrarë brenda makinës së tyre ‘Range Rover’, atentat në të cilin  u ekzekutua edhe një shtetas turk që ndodhej në makinë me dy personat e larpërmendur.

Deri tani janë shoqëruar më shumë se 13 persona të cilët po pyeten për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Policia Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me arme zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A. Z., rreth 23 vjeç dhe A. U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A. Z., ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *