Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson fiton bindshëm zgjedhjet në Britani: S’ka nëse as por, do largohemi nga BE-ja më 31 janar


Boris Johnson ka fituar bindshëm zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Britani. Sipas rezultateve të deritanishme, BBC shkruan se konservatorët do të marrin 364 vende në parlament, laburistët 203.

Pas publikimit të rezultateve paraprake, Johnson ka thënë se ai do të punojë ” ditën dhe natën ” për të shlyer besimin që i dhanë votuesit, pasi ai i çoi konservatorët drejt një fitoreje “historike” zgjedhore.

Kryeministri britanik tha se ky mandat iu dha për të larguar Britaninë e Madhe nga BE-ja muajin e ardhshëm dhe shtoi se “s’ka nëse, s’ka por”.

“Ne do ta bëjmë Brexit-in në kohë deri më 31 Janar, pa nëse, pa por, pa ndoshta.”- tha ai.

Jeremy Corbyn ka thënë se ai nuk do të garojë më në zgjedhjet e ardhshme për drejtimin e Partisë Laburiste.

Në fjalimin e fitores, Johnson i falënderoi mbështetësit e Laburistëve, shumë prej të cilëve sipas tij kishin mbështetur këtë radhë për herë të parë Konservatorët.

“Ju mund të keni ndërmend të riktheheni te Laburistët herën tjetër, dhe nëse ky është rasti, unë jam i përulur që ju më keni dhënë besimin tuaj dhe unë kurrë nuk do ta marr përkrahjen tuaj si të mirëqenë.”- tha Johnson.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *