Vendosni fjalën kyçe....

Derbi i ka të gjitha, Partizani e Tirana e mbyllin në “paqe” pjesën e parë


Ka nisur vrullshëm derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës.

Të parët që kanë gjetur rrugën e rrjetës kanë qenë bardheblutë me anë të një ish-lojtari të Partizanit, Batha, në minutën e nëntë të takimit.

Por gëzimi ka zgjatur shumë pak duke qenë se tre minuta më vonë ‘Të kuqtë’ kanë gjetur golin e barazimit me anë të Bardhit.

Për sfidën e sotme është shitur një numër rekord biletash, më shumë se 19 mijë të tilla, ndërsa ndeshja po luhet në stadiumin e ri të komëtares.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *