Vendosni fjalën kyçe....

Derbi “tërbon” kryeqytetin, më shumë se 19 mijë tifozë do jenë në stadium për Partizani-Tirana


Mbrëmjen e sotme do luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës.

Vlen të përmendet fakti se sfida do luhet në stadiumin e ri të kombëtares, ‘Air Albania’, duke qenë ndeshja e dytë që luhet aty pas asaj të kombëtares ndaj Francës.

Për sfidën e sotme është shitur një numër rekord biletash për ndonjë ndeshje të kampionatit kombëtar, plot 19 mijë të tilla ndërkohë që kapacitetit i stadiumit është 20 mijë vende.

Njoftimi i policisë

Për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes policia ka bllokuar qarkullimin në disa rrugë nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, në segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara:

Sheshi ‘Nënë Tereza’;

Pjesë të segmentit të rrugës ‘Lek Dukagjini’;

Rruga ‘Dervish Hima’;

Përreth stadiumit Air Albania’ ;

Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës.

Po kështu kërkon mirëkuptimin e tifozëve të Sport Klub Partizanit dhe Sport Klub Tirana që të zbatojë kërkesat e mëposhtme:

Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi ‘Air Albania’ nga:

21 Dhjetori;

Ura ‘Vasil Shanto’;

Kryqëzimi i rrugës ‘Komuna e Parisit’,

Rruga ‘Sulejman Delvina’;

Libri Universitar;

Presidenca drejt për tek COIN;

Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;

 

Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi ‘Air Albania’ nga;

Ministria e Brendshme, Pedonalja;

Rruga ‘Xhorxh Bush’;

Ura e Elbasanit, rruga e ‘Elbasanit’;

Ambasada e SHBA-së;

Kthim në rrugën ‘Dervish Hima’;

Kthim në rrugën ‘Sheh Ahmet Pazari’;

Tribuna ‘S’ dhe kthim anasjelltas;

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *