Vendosni fjalën kyçe....

Gati SPAK, kur betohen 8 prokurorët tek Presidenti


Tetë prokurorët e SPAK-ut, do të betohen para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, më 19 dhjetor. 

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).” -thuhet në njoftim.

Tetë prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho.

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të sjellë edhe shkrirjen e Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *