Pas vetëm 5 ditësh të martuar, një çift ka mbërritur të gjendje të rëndë në spitalin e Librazhdit. Për fat të keq, gruaja vetëm 19-vjeçare ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital, ndërsa bashkëshorti 27-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.
Olsian dhe Rezarta Hajdari ishin martuar ditën e djelë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por paraprakisht dyshohet se çifti mund të ketë helmuar veten.
“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Çifti i ri mendohet se u gjet në gjendje të rëndë nga nëna e Olsianit.