Vendosni fjalën kyçe....

Konservatorët shpartallojnë Laburistët në zgjedhjet e parakohshme, fitojnë shumicën në Parlament


Partia Konservatore arriti një fitore vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar. në atë që mund të jetë rezultati më i mirë në dekada, duke fituar një shumicë prej 80 vendesh. Ndërkohë, Laburistët kishin një natë zhgënjyese, duke humbur thellë.

Konservatorët kanë kaluar pragun e shumicës, duke marrë 365 vende; Laburistët fituan 203, duke zbritur shumë larg rivalëve të tyre Konservatorë. Partia Kombëtare Skoceze përfundoi në 48 mandate, ndërsa partia pro qëndrimit në Bashkimin Europian, Liberal Demokratët morën 11 vende.

Fitorja dërrmuese do të thotë që Boris Johnson do të kthehet në Doëning Street me një mandat për ta përmbyllur Brexit-in duke e nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar jashtë Bashkimit Evropian muajin tjetër.

Johnson përfundoi me një përqindje votash prej 44 përqind, që do të thotë se është rezultati më i lartë i Konservatorëve që nga koha e Margaret Thatcher. Në kontrast të mprehtë, performanca e Laburistëve është ulur me rreth 8 përqind në zgjedhjet e vitit 2017.

Jeremy Corbyn tashmë është zotuar se do tërhiqet ndërsa u shpreh tejet i trishtuar nga ‘nata shumë zhgënjyese’ për Laburistët.

Ndërkohë, Partia Kombëtare Skoceze ka mirëpritur një fitore lokale, duke fituar vende nga të gjithë rivalët e tyre në atë që Kryeministrja Nicola Sturgeon e quajti një ‘natë e jashtëzakonshme’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *