Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër ku ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushe, ku një automjet është përplasur me një shtyllë betoni.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person i identifikuar si Mergim Ferracaku, ndërsa ka mbetur i plagosur kushëriri i tij Armend Pervizi. Ky i fundit ka qenë duke drejtuar automjetin.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse në mënyrë që të nxirreshin jashtë trupi i viktimës si dhe i plagosuri. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.