Vendosni fjalën kyçe....

Miratohen akuzat ndaj Trump, Dhoma e Përfaqësuesve merr vendimin


Komiteti Gjyqësor i Kongresit ka aprovuar akuzat për gjykimin e Presidentit Trump. Procesi tani mund të përparojë në një votim të plotë të Dhomës së Përfaqësuesve që javën e ardhshme.

Pas debatimit të artikujve të fajësimit në një seancë me shumë tension të enjten, komiteti votoi 23 me 17 për të miratuar të dy nenet, si Rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve 755 të premten, duke akuzuar presidentin për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit.

Nëse Dhoma e Përfaqësueve voton të fajësojë presidentin, Senati do e marrë çështjen vitin që vjen.

Gjatë debatit, republikanët argumentuan se ishin demokratët dhe jo presidenti, që penguan drejtësinë duke refuzuar kërkesën e republikanëve gjatë seancave, ku ata mund të thërrisnin dëshmitarët e tyre.

Demokratët thonë se ata e ftuan Presidentin Trump në seancë, ku ai mund të paraqiste pretendimet e tij, por oferta u hodh poshtë nga Shtëpia e Bardhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *