Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime dhe në Presidencë pas tërmetit, Meta emëron një Këshilltar të Posaçëm


Pasi kryeministri Edi Rama emëroi një ministër të ri, vijnë ndryshime edhe në Presidencë.

Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka emëruar ish-kreun e Emergjencave Civile Shemsi Prençin, si Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.

 “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”, shkruan zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ish-drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ishte shumë aktiv duke dhënë mendimet e tij lidhur me menaxhimin e situatës. Ai u tregua gjatë gjithë kohës i gatshëm për të iu përgjigjur pyetjeve të mediave dhe për të qetësuar qytetarët, pavarësisht se nuk e mbante më këtë detyrë. 

Ndërsa drejtori aktual i Emergjencave Civile Haki Çako, pothuajse nuk u duk askund derisa në rrjet nisën të shpërndaheshin meme duke pyetur se ku është fshehur ai./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *