Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shtojë një ministër të ri në qeveri. Ai i ka dërguar presidentit Ilir Meta propozimin për miratimin e Arben Ahmetajt, si ministër për Rindërtimin.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”- shkruan Rama.
Arben Ahmetaj ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në vitet 2013-2015. Më vonë në vitin 2016, Rama e emëroi atë si ministrin e ri të Financave, pozicion të cilin e ka mbajtur deri në janar të këtij viti, kur kryeministri ndryshoi gjysmën e qeverisë pas protestave të studentëve./Hashtag.al