Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptari i vë flakën gruas në Greqi, 39-vjeçarja në gjendje të rëndë


Një shqiptar i ka vënë flakën gruas së tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në Kalamata të Greqisë.

Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se zhurmat në Rrugën Akrita në Kalamata ishin të zakonshme, pasi çifti që banonte atje shpesh grindej me fqinjët.

Mirëpo, mbrëmjen e së mërkurës së kaluar, britmat u dëgjuan nga nëna dy fëmijëve, e cila ishte mes flakësh. Pasi dëgjuan britmat e 39-vjeçares dhe panë tymin që dilte nga banesa, fqinjët thirrën zjarrfikësit dhe policinë për ndihmë. Kur arritën në apartament, ata u përballën me pamjet e tmerrshme.

Mediat greke shkruajnë se ishte ndjenja e fortë e xhelozisë shkaku që 45-vjeçari shqiptar dogji gruan e tij pa u menduar dy herë.

Për fat të mirë, dy fëmijët e çiftit të moshës 18 dhe 16 vjeç, nuk kanë qenë në banesë në kohën kur ndodhi ngjarja.

Zjarri i shkaktoi djegie serioze gruas që po trajtohet në gjendje kritike në spital. Burri i saj gjithashtu ndodhet në spital pasi mori lëndime kur i vuri flakën gruas.

Hetuesit kanë ngritur një çështje penale kundër tij për vrasje në tentativë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *