Vendosni fjalën kyçe....

Sot derbi i kryeqytetit, këto janë rrugët që do bllokohen


Këtë të premte në orën 17:00, në stadiumin e ri “Air Albania Stadium” do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Policia e Tiranës ka publikuar përmes një njoftimi, masat që ka marrë me qëllim garantimin e mbarëvajtjes e kësaj sfide, që përfshin bllokimin e disa rrugëve në kryeqytet.

Qytetarëve u kërkohet të evitojnë lëvizjen me automjete në segmentet e përmendura më poshtë, pas orës 16:00.

Policia sakaq paralajmëron tifozët se do të ushtrohen kontrolle para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

 Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit:

  • Sheshi “Nënë Tereza”;
  • Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;
  • Rruga “Dervish Hima”;
  • Përreth stadiumit “Air Albania” ;
  • Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës.

Po kështu, policia u kërkon mirëkuptim tifozëve të Partizanit dhe Tiranës që të zbatojë kërkesat e mëposhtme:

Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga:

  1. 21 Dhjetori;
  2. ura “Vasil Shanto”;
  3. kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,
  4. rruga “Sulejman Delvina”;
  5. Libri Univeristar;
  6. Presidenca drejt për tek COIN;
  7. Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;
  8. Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga;
  9. Ministria e Brendshme, Pedonalja;
  10. rruga “Xhorxh Bush”;
  11. Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;
  12. Ambasada e SHBA-së;
  13. Kthim në rrugën “Dervish Hima;
  14. Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;
  15. Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *