Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ka dëshmuar sot në Prokurori lidhur me kallëzimin penal që Presidenti Ilir Meta ka ngritur ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.
Pas znj. Tusha në prokurori pritet të thirren për të dhënë dëshminë e tyre edhe anëtarët e KED-së.
Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED-së pas kërkesës së Presidencës, si dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë.
Meta e akuzon Dvoranin se ka tentuar të manipulojë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.