Vendosni fjalën kyçe....

Zbulim i jashtëzakonshëm, shkencëtarët gjejnë ilaçin që trajton leuceminë pa efekte anësore


Një ilaç eksperimental i leucemisë mund të luftojë kancerin e gjakut pa shkaktuar efekte anësore toksike, thonë studiuesit pasi e provuan atë për herë të parë te pacientët njerëzorë.

Barnat për leuceminë mieloide kronike, të quajtur frenues të kinazës, vijnë bashkë me efekte anësore si të vjella, diarre dhe dhimbje muskujsh dhe ato gjithashtu mund të ndalojnë efektin pas disa kohësh.

Por një provë e asciminib – një ilaç i ri që funksionon në të njëjtën mënyrë – zbuloi se është efektiv dhe tolerohet mirë nga pacientët.

Studiuesit thanë se ishte një ‘përparim’ në trajtimin e leucemisë mieloide kronike (CML), e cila më së shpeshti prek njerëzit rreth moshës 60 vjecc dhe ofron një mundësi shtesë për pacientët që nuk kanë shpresë te barnat e tjera.

Shkencëtarët gjithashtu pohojnë se mund të kursejë efektet anësore te mijëra pacientë, sepse nuk vret pa dashje qelizat e shëndetshme në të njëjtën kohë.

Rezultatet e provës me 150 pacientë – e para që u bë tek njerëzit – gjetën se asciminib nuk ishte toksike dhe dukej se funksiononte në mënyrë efektive.

Asciminib ngadalëson kancerin e gjakut duke mbyllur enzimat specifike që shkaktojnë kancer, të quajtura kinaza – është pjesë e një klase të barnave të njohura si frenues të kinazës.

Mjekët në të gjithë botën vlerësuan krijimin e frenuesit të parë të tirozinës kinazës (TKI) të quajtur imatinib në vitet 1990.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *