Ish-sekretarja gjyqësore në Gjykatën Administrative Vlorë, Edlira Shehu ka dalë ditën e sotme për të marrë masën pranë Gjykatës së Shkallës së parë, dy ditë pasi u ndalua nga policia.
Togat e zeza kanë caktuar për ish-sekretaren gjyqësore masën arrest me burg.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.