Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimet nga pasojat e tërmetit, reagon Paloka: Rama e nxori Dakon “akullore”


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-ndalimeve të Prokurorisë së Durrësit për personat përgjegjës për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai ironizon kryeministrin Edi Rama, i cili sipas Palokës e nxori ish-kryebashkiakun Dako prapë ‘akullore’.

Paloka deklaron se mes të arrestuarve duhet të ishte edhe ky i fundit, jepte lejet betonin e firmës së tij dhe ndërtonte me firmën e tij.

Më tej ai thotë se Dako ka mbështetjen e plotë të Ramës dhe u kthye në bashki për të fshehur provat në lidhje me këtë çështje.

Statusi i plotë:

Rama e nxori Gjushin prape “akullore”!

Sipas drejtuesve te policisë dhe prokurorisë në Durrës: Pas “një pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofës. Plot 17 urdhër ndalime.
“Fajtorët” rezultojnë disa inspektore lagjesh, ndonjë “ndërtues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjtë e pallateve!
Gjushit nuk i del emri kurrëkund!

Në Durrës e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako është kryepërgjegjës për këtë situate, jo vetëm se ka mbi dhjetë vjet që drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qenë i implikuar direkt, me firmën e tij “3D” , në ndërtimin e shumicës së pallateve të dëmtuara. Këtë fakt e kanë denoncuar dhe këto ditë me dhjetra qytetarë durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmës së tij, Gjushi edhe ndërtonte me firmën e tij!
Po pse atëherë emri i Gjushit nuk del ne listën e polico-prokurorisë së Durrësit?!
Shumë e thjeshtë dhe e qartë për këdo; Gjushi ka mbrojtjen direkte të Ramës i cili gjatë gjithë kësaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga rradhet e ushtareve.
Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin “akullore” dhe kjo ben sens. Gjushin deri dje ne Durres e quanin “Bankomati i Rames” ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar “ATO LETRAT”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *