Turqia do t’i përgjigjet çdo sanksioni të vendosur nga SHBA-ja, tha të shtunën ministri i Jashtëm turk.
‘Nëse zbatohen sanksione, Turqia do të duhet të përgjigjet. Ne jemi duke u përpjekur ta kapërcejmë këtë çështje pa sanksione dhe përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë,’ tha Mevlut Cavusoglu në Forumin e 19-të të Dohës të mbajtur në kryeqytetin e Katarit.
Duke folur për një rezolutë të miratuar në Senatin e SHBA-së që e njeh si genocid atë që ka ndodhur ndaj armenëve mbi ngjarjet e vitit 1915, Cavusoglu përsëriti se politikanët me njohuri të kufizuar historike nuk duhet të gjykojnë historinë.
‘Senati e miratoi këtë rezolutë për shkak të zhgënjimit të tyre për operacionin e Turqisë në veri të Sirisë dhe për shkak të lobeve armene dhe të tjera që i mbështesin ata,’ tha ai.