Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lushnjë.
Pronari i një lokali është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”.
‘BalkanËeb’ raporton se viktima, 52-vjeçari Enver Boriçi, është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës. Aktualisht vëllai i pronarit të lokalit është në burg, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me të shkuarën e tij.
Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.