Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për dëmet e tërmetit, ndalohen zyrtarë e ish-zyrtare, inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë


Hetimet për dëmet e tërmetit nga prokuroria ka sjellë ndalimin e 18 personave të cilët janë të lidhur drejtpërdrejtë apo tërthorazi me pasojat që sollën edhe viktima në Durrës.

“Neës24” raporton se janë lëshuar 18 urdhër-ndalime, mes tyre dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, si dhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë.

Kujtojmë se Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsim prone, ndërkohë që Arben Isaku, ish drejtori i legalizimeve, tashmë është numri 2 i Partisë Socialiste në Durrës.

Ndërkohë të ndaluar janë dhe drejtori i Kovalishencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe nëndrejtori Kujtim Hasa. Po ashtu, të shoqëruar janë edhe Aldo Dakovelli dhe Artemis Malko.

Të ndaluar janë edhe ndërtuesit e “Vila Palma” dhe “Mira Mare”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *