Vendosni fjalën kyçe....

Kosova pa qeveri pas zgjedhjeve të 6 tetorit, nis takimi LDK-Vetëvendosje


Pasditen e sotme po zhvillohet një tjetër takim mes liderëve të LDK-së e Vetëvendosjes në një përpjekje për të sheshuar mosmarrëveshjet e për të arritur koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Në takim marrin pjesë Isa Mustafa , Vjosa Osmanin, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Avdullah Hoti nga LDK-ja kurse nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur Albin Kurti e Besnik Bislimi.

Në takimet e mëpërparshme, palët kanë deklaruar se kanë arritur të dakordësohen për pjesën më të madhe të programit ndërsa duket se emri i presidentit mban peng marrëveshjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *