Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet hetimi për shitjen e 629 nuseve pakistaneze në Kinë, Islamabadi frikë nga reagimi i Pekinit


Një hetim mbi trafikimin e më shumë se 600 vajzave dhe grave pakistaneze, të cilët dyshohet se u shitën si nuse për burrat kinezë dhe u morën në Kinë brenda 18 muajve, u ndalua nga frika se do të dëmtonte lidhjet me Pekinin, thotë një raport.

Dëshmitarët dhe hetuesit u kërcënuan dhe u korruptuan që të heshtin me ryshfete nga zyrtarë të qeverisë së Pakistanit nga frika se mos dëmtonin lidhjet fitimprurëse të Islamabadit me Pekinin, zbuloi një hetim nga Associated Press (AP).

Agjencia e lajmeve mori një listë që përmbante emrat e 629 vajzave dhe grave, e përpiluar nga hetuesit pakistanezë të vendosur për të prishur rrjetet e trafikimit, duke shfrytëzuar të varfërit dhe të pambrojturit e vendit.

Çështja më e madhe kundër trafikantëve është rrëzuar, pasi një gjykatë në Faisalabad në tetor liroi 31 shtetas kinezë të cilët u akuzuan në lidhje me trafikimin.

Disa gra që policia kishin intervistuar fillimisht nuk pranuan të dëshmojnë për shkak të kërcënimeve nga zyrtarët qeveritarë, thanë për AP një zyrtar gjykate dhe një hetues policie që kishin dijeni për rastin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *