Vendosni fjalën kyçe....

Motra e Boris Johnson nuk e ka takuar ende të dashurën e tij, Carrie Symonds


Rachel Johnson, motra e kryeministrit britanik thotë që ajo nuk e ka njohur ende partneren e të vëllait, Carrie Symonds.

Gazetarja e bëri këtë rrëfim në programin “Good Morning Britain”, ku moderatori Piers Morgan e konsideroi zonjën Symonds si “shumë yll” për konservatorët gjatë gjithë fushatës së tyre zgjedhore.

Siç citon Mirror, Rachel Johnson tha: “Unë nuk e kam takuar Carrie-n. Ende.”

Kur moderatori u tregua mosbesues, ajo shpjegoi: “Nuk është diçka për të cilën kemi folur”.

Babai i saj dhe i kryeministrit Stanley Johnson, i cili ishte gjithashtu i ftuar në program, tha se ai e ka takuar Carrie-n ndryshe nga e bija.

Deklaratat e Rachel Johnson vijnë në të njëjtën ditë kur vëllai i saj Boris Johnson dhe e dashura e tij arritën të qëndrojnë në “Downing Street” pas një fitoreje historike për konservatorët. Partia e Boris Johnson arriti të fitojë shumicën më të madhe në Parlament për konservatorët, që nga vitet ’80 me Margaret Thacher.

Johnson dhe Symonds, janë çifti i parë i pamartuar që jetojnë zyrtarisht në rezidencën në “Downing Street”.

Nëpër media qarkullojnë thashethemet që Johnson së shpejti mund t’i propozojë 31-vjeçares. Johnson është ndarë në vitin 2018 nga bashkëshortja e tij prej 26 vitesh, Marina Wheeler. Ata nuk janë divorcuar zyrtarisht ende dhe kjo mund të jetë arsyeja se pse ende nuk Symond nuk ka marrë një unazë.

Një votues e pyeti Johnson në fillim të këtij muaji nëse ai do t’i “blejë asaj një unazë” dhe më në fund të kurorëzojë lidhjen me Carrie-n.

Johnson tha: “Kjo është një pyetje shumë e mirë. Ju heq kapelen, vetëm ju më keni bërë pyetjen që asnjë gazetar nuk ka bërë. Atyre thjesht iu vjen shumë turp. Mendoj se prisni dhe shihni mund të jetë ndoshta përgjigjja më e mirë që mund të jap”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *