Mauricio Pochettino po vijon pushimet pas shkarkimit nga Tottenham dhe nuk pritet që të rikthehet në detyrë përpara mbylljes së sezonit aktual.
Për të janë vënë në radhë shumë klube angleze e gjithashtu Bayern Munchen, ndërsa tani ka dale në skenë edhe Borussia Dortmund.
Favre aktualisht nuk rrezikon dhe do ta mbyllë sezonin, por vitin e ardhshëm drejtuesit duan një trajner për të vijuar projektin e rritjes së klubit dhe Pochettino do të ishte njeriu ideal për skuadrën.
Palët mësohet se kanë biseduar paraprakisht, por vetëm në muajin maj do të ketë më shumë qartësi për destinacionin e radhës për Pochettinon.