Salah ka shënuar një supergol ndaj Watford duke ndihmuar në fitoren e Liverpulit në ‘Anfield Road’, që shpallet kampion dimri në Premierligë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri gjerman, Klop, arriti një fitore të rëndësishme 2-0 duke e thelluar largësinë nga ndjekësit dhe me Manchester City-n që është shumë larg, rivali i vetëm mbetet Leicester.
Pas golit të parë, Salah arriti të shënojë edhe të dytin, një finalizim fantastik me thembër duke lënë të shtangur poertierin dhe mbrojtësin kundërshtar.