Braziliani Coutinho është kthyer në një pikë referimi për Bajernin e Mynihut që prej ardhjes së tij në formë huazimi nga Liverpuli.
Në sfidën e sotme, mesfushori me tipare sulmuese shënoi tre gola dhe udhëhoqi ekipin drejt suksesit të rëndësishëm teksa ekipi duket se e ka kapërcyer krizën e para pak javëve.
Lojtarët e Bajernit tashmë janë mbledhur dhe u kanë kërkuar drejtuesve të klubit që ta blejnë përfundimisht amerikano-jugorin.