Vendosni fjalën kyçe....

Australinë e pret i nxehti, mund të regjistrohet dita më e nxehtë në histori


Javën e ardhshme është e mundur në Australi që të matet dita më e nxehtë në histori

Javën e ardhshme në Australi do të mund të regjistrohet dita më e nxehtë në historinë e vendit, sepse vala e ngrohtë nga perëndimi transferohet në edhe ashtu në lindjen më të ngrohtë të kontinentit, parashikojnë meteorologët.

Nga e mërkura priten temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Rekordi momental është shënuar më 2 janar të vitit 1960 kur janë matur 50,7 gradë në qytetin Odandata, në pjesën jugore të Australisë, transmeton BBC.

Në disa pjesë të Australisë perëndimore dhe Kuislendit tashmë është lëshuar paralajmërim për rrezik nga zjarret.

Edhe pse zjarret në Australi janë dukur e zakontë gjatë verërave të nxehta, që fillojnë nga dhjetori, këtë sezon ata janë paraqitur shumë më herët, para së gjithash temperaturat e larta gjatë vjeshtës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *