Aktori britanik Colin Firth është ndarë nga gruaja Livia Giuggioli pas 22 vitesh martesë. Publicistët e tyre bënë të ditur lajmin përmes një deklarate për shtyp, ku thanë se çifti do të mbeten të bashkuar në “dashurinë për fëmijët e tyre”.
“Colin dhe Livia Firth janë ndarë. Ata mbajnë një miqësi të ngushtë dhe qëndrojnë të bashkuar në dashurinë e tyre për fëmijët e tyre. Ata me mirësi kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë asnjë koment tjetër”– thuhet në deklaratë, citon CNN.
Dyshja, të cilët kanë jetuar së bashku në Londër dhe në Romë, kanë dy djem, Luca dhe Matteo. Të dy kanë lindur në Romë. Aktori ka dhe një djalë tjetër me ish-partneren e tij, Meg Tilly.
Colin Firth, është më i njohur për interpretimin e tij në filmat si “Bridget Jones’ Diary,” “Pride and Prejudice,”, “Love Actually” si dhe “The King’s Speech.”
Ndarja e tyre vjen një vit pas thashethemeve se Livia e ka tradhëtuar bashkëshortin me mikun e saj të fëmijërisë, Marco Brancaccia.
Siç shkruan Daily Mail, në mars të vitit të kaluar u raportua për dyshimet se zonja Firth kishte një lidhje një-vjeçare me gazetarin italian, Marco Brancaccia.
Ajo u bë shkak për nisjen e një hetimi policor, pasi Livia pretendoi se miku i fëmijërisë e ka ngacmuar me mesazhe të frikshme.
Fituesi i çmimit Oskar u përball me gruan e tij për një email që i kishte dërguar ish-dashnori i saj në mars të vitit 2018. Mesazhi përmbante detaje mbi lidhjen jashtëmartesore për të lënduar aktorin, i cili deri në ato momente kishte heshtur për tradhëtinë.