Manchester United ka marrë vetëm barazim në shtëpi kundër Evertonit në javën e 17 në Premierligë, derisa Tottenhami i Jose Mourinhos e ka mposhtur 2-1 në transfertë Wolvesin me një gol të realizuar në fund të takimit
Pas dy fitoreve të mëdha kundër Tottenham dhe Manchester City, Manchester Unitedi është ndalur në ‘Old Trafford’, duke barazuar 1-1 me Evertonin.
‘Djajtë e Kuq’ e nisën keq takimin duke pranuar gol në minutën e 36’, Victor Lindelof realizoi në portën e tij gabimisht.
Kjo i kushtoi Unitedit të Solskjaer që më pas ishte në ndjekje të rezultatit dhe krejt çka arriti ishte goli i barazimit i shënuar nga talenti i akademisë, Mason Greenwood.
18-vjeçari ia fitoi Unitedit një pikë duke shënuar golin e barazimit në minutën e 77’.
Pas këtij barazimi, Man United ka zbritur në pozitën e gjashtë, me 25 pikë të grumbulluara.
Fitore të madhe a marrë Tottenham i jose Mourinhos, që e ka mposhtur 2-1 Wolvesin me golat e Lucas Moura në minutën e 8’ dhe Jan Vertonghen 90’.
Pas kësaj fitore dhe dështimit të United, Tottenhami ngjitet në pozitën e pestë me 26 pikë të grumbulluara.