Vendosni fjalën kyçe....

Historia e 11-vjeçares nga Filipinet bëhet virale, fiton garat e vrapimit dhe pse pa atlete (FOTOT)


Historia e Rhea Bullos u ka bërë përshtypje të gjithëve: ajo vrapon 400, 800 dhe 1500 metra pa këpucë dhe me këmbë të lidhura vetëm me fasho dhe pavarësisht kësaj fiton.

Fashot e saj të këmbëve kanë të vizatuar logon e firmës “Nike” mbi to. Rhea Bullos është vetëm 11 vjeç dhe është një atlete e përkushtuar.

Eurosport” shkruan se 11-vjeçarja nga Filipinet shkon në shkollën fillore dhe vrapon aq shpejt sa që është kualifikuar në finalet në rajonin e saj, Visayas-i Perëndimor. Por ajo nuk mund t’i lejojë vetes të blejë atlete vrapimi, për shkak se familja e saj është e varfër.

Trajneri i saj publikoi këmbët e ndotura të vajzës dhe shumë u dashuruan me to. Rhea fitoi tre medalje ari në garat në 400 m, 800m dhe 1.500 m, në një kompeticion të zhvilluar mes shkollash.

Bullos nuk ishte e vetmja në ekipin e saj, pa atlete veshur. Trajneri Predirick Valenzuela tha se e zbuloi talentin e vajzës vetëm një muaj më parë.

Ai shtoi se një palë këpucë vrapimi mund të bëjnë një ndryshim të madh për të në të ardhmen.

“Fitimi i tre medaljeve në një konkurs si ky është i vështirë, por ajo ia doli”– tha ai me telefon nga Iloilo.

“Jam i kënaqur që ajo fitoi. Ajo punoi shumë për t’u trajnuar. Ata lodhen kur stërviten vetëm sepse nuk kanë këpucë. Është ëndrra e çdo atleti të veshë këpucë me thikë. Jo domosdoshmërisht Nike, për sa kohë që ata kanë këpucë të përshtatshme për të garuar”- thotë Valenzuela.

Pas këtyre fotove, edhe Rhea tani ka shansin të vrapojë me këpucë në nivelin e talentit të saj.

Ajo mori si dhuratë një palë atlete Nike, çorape dhe një çantë sportive nga dyqani SM në qytetin e Iloilo-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *