Një hotel në Spanjë ka shënuar rekord duke krijuar pemën më të shtrenjtë të Krishtlindjeve, sipas Akademisë Botërore të Rekordeve. Një hotel me 5 yje në Marbella, vendosi t’i bëjë përshtypje të ftuarve të saj me një pemë Krishtlindjeje “më ekstravaganten” në botë të krijuar nga Debbie Wingham.
Diamantët duket se janë miqtë më të mirë të pemës, pasi siç shkruan RT ka jo vetëm nga ato të zakontët por edhe diamante rozë tre karatësh, një diamant të kuq oval që raportohet me vlerë 5.5 milionë dollarë, si dhe diamante të zinj e të bardhë.
Lista e sendeve me vlerë nuk ndalet këtu, pasi pema ka edhe një safir katër karatësh, si dhe bizhuteri luksoze nga Bulgari, Cartier, Chanel dhe Van Cleef & Arpels.