Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi të blinte cigare me para të falsifikuara, arrestohet i riu nga Mamurrasi


Një i ri nga Mamurrasi është arrestuar nga policia, për shkak se kishte tentuar të blinte cigare, me para false.

19-vjeçari me inicialet B.E kishte shkuar në një dyqan në Lezhë, ku kishte kërkuar të blinte disa paketa cigaresh. Ai i kishte dorëzuar shitësit 50 euro, të cilat kanë rezultuar false.

“Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të riut i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të tjera, të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *