Kurora e Miss Bota ka shkuar në Xhamajkë. Toni-Ann Singh është shpallur fituese e konkursit të 69-të të bukurisë “Miss World 2019”.
Kjo është hera e parë në histori që gratë me ngjyrë fitojnë në të njëjtin vit titujt për Miss USA, Miss Universe dhe Miss World.
BBC shkruan se studentja 23-vjeçare lindi në Shën Thomas të Xhamajkës dhe planifikon të studiojë mjekësi. Toni-Ann i bëri përshtypje gjyqtarëve pasi këndoi këngën e Whitney Houston “I Have Nothing” dhe iu përgjigj shumë pyetjeve.
“Kjo ndjehet si një ëndërr, unë jam shumë mirënjohëse. Çfarëdo që të shihni tek unë, faleminderit. Unë jam gati të shkoj në punë”– tha ajo.
Ajo mundi 111 konkurente të tjera që përfaqësojnë vende të ndryshme, për të qenë fituesja e katërt nga Xhamajka e këtij titulli që nga fillimi i konkursit.
https://www.youtube.com/watch?v=kCVRnI1t3v4