Pas humbjes në derbi me Tiranën, klubi i Partizanit ka vendosur të shkarkojë trajnerin italian Franko Lerda.
Tashmë për kampionët në fuqi është e rëndësishme gjetja e një trajneri të ri dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur si zgjidhje marrjen e një trajneri provizor i cili do drejtojë “të kuqtë” deri në arritjen e një zgjidhje përfundimtare për stolin.
Partizani ka vendosur ti besoj stolin deri në përfundim të këtij viti, dyshes Kalari-Tomorri, duke fituar kohë në këtë mënyrë për të bërë një zgjedhje të mirë menduar.
Kalari i rikthye në ekipin e parë pas rokadës që bëri me Dritan Mehmetin, më këtë të fund që u përplas fizikisht me Franko Lerdën, ndërsa Genc Tomorri prej dekadash mbulon çdo rol ku kubi ka nevojë.