Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për shtetësinë, protesta të dhunshme në Indi


Policia e Indisë ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues që ia vunë flakën automjeteve në Delhi, për shkak të një ligji për shtetësi.

Zyrtarët e qeverisë thanë se ligji i ri do të ruaj minoritetet fetare si hindus dhe të krishterët nga persekutimi në vendet fqinje si Bangladesh, Pakistan dhe Afganistan, duke iu ofruar nënshtetësinë indiane. Por, kritikët konsiderojnë që ky ligj që nuk përfshinë njësoj edhe myslimanët, si dhe dobëson parimet sekulare të Indisë, transmeton REL.

Ligji që u propozua më 11 dhjetor ka nxitur protesta në Indi që nga e premtja. Të dielën, protestuesit i kanë vënë flakën disa mjeteve të transportit dhe veturave.

Disa protestues të lënduar janë dërguar në spitalet më të afërta, por autoritetet ende nuk kanë dhënë ndonjë shifër të saktë.

Shërbimet e internetit janë shkëputur në lindje të Delhit. Autoritetet kanë bërë thirrje për paqe dhe kanë paralajmëruar se një grup i protestuesve janë duke shfrytëzuar rastin nga kjo situatë për të shkaktuar trazira.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *