Manchester City e ka shkatërruar Arsenalin, duke e mposhtur 3-0 në ‘Emirates Stadium’
Manchester City është treguar i fortë për Arsenalin.
Të besuarit e Pep Guardiolës ishin të etur për fitore pas humbjes 2-1 nga Manchester United dhe e morën atë në shtëpinë e Arsenalit, duke triumfuar 3-0.
Gjithçka nisi siç është më së miri për mysafirët të cilët e gjetën golin në minutën e dytë, Kevin De Bruyne shënoi për 1-0.
Pak minuta më vonë, realizoi Raheem Sterling. Ai shënoi për 2-0 në minutën e 15-të.
Derisa para se ekipet të shkojnë në pushim të pjesës së parë, 28-cjeçari De Bruyne shënoi sërish, për 3-0 në minutën e 40-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Pas kësaj fitore, Manchester City ka shkuar në kuotën e 35 pikëve, 14 më pak se lideri, Liverpooli.