Kamerat e sigurisë kanë kapur një 51-vjeçar, duke goditur me grusht një pesë-vjeçar si dhe një 11-vjeçar në një dyqan në Kaliforni.
Mirror shkruan se Jeff Hardcastle është dënuar me nëntë vjet burg, për sulmin ndaj djemve të cilët po luanin me video-lojëra brenda një dyqani në gusht të këtij viti.
Pamjet tregojnë se Hardcastle po ecte me qetësi drejt 11-vjeçarit të cilin e godet në pjesën e pasme të kokës. Ai më pas drejtohet te pesë-vjeçari dhe e godet atë në fytyrë, duke e rrëzuar në dysheme.
11-vjeçari nxiton të ndihmojë djalin më të vogël duke e tërhequr atë për ta çuar në një vend më të sigurt.
Sipas policisë, Hardcastle dukej se kishte shumë drogë dhe se po vepronte çuditshëm brenda dyqanit. Pas disa muajsh, gjykata e ka dënuar 51-vjeçarin me nëntë vjet burg.