Vendosni fjalën kyçe....

Opozita akuzon me bojkot, Serbia shtyn datën e zgjedhjeve


Serbia ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve, për shkak të kërcënimeve të opozitës për bojkot duke shmangur një skenar të ngjashëm si ai më 30 qershor në Shqipëri. Siç shkruajnë mediet serbe, kryeministrja Ana Branabic tha të shtunën se ajo personalisht i ka kërkuar presidentit Aleksandar Vuçiç që të shtyjë datën e zgjedhjeve sa më shumë që të jetë e mundur, por në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

“Unë i kërkova presidentit që të konsideronte që të bënte përpjekjen maksimale në përputhje me rrethanat sepse mendova se ishte një mënyrë tjetër për të treguar se nuk kemi asnjë problem që opozitës t’i japim kohë shtesë për të paraqitur planin dhe programin para qytetarëve. Mendoj se është e drejtë, megjithëse ata kishin katër vjet kohë për ta bërë këtë”-tha Brnabic.

Brnabic shtoi se presidenti ishte kundër, por pavarësisht kësaj e pranoi kërkesën e saj. Duke folur në një konferencë për shtyp, Branabiç vuri në dukje se Vuçiç mendonte se ishte më mirë që Partia Progresiste Serbe (SNS) t’i zhvillonte zgjedhjet sa më shpejt dhe se ishte më mirë për qytetarët, por që ata donin të binin dakord me opozitën.

Ajo sqaroi se data e zgjedhjeve do bëhej e ditur së shpejti nga presidenti.

Sipas Brnabic, qeveria ka bërë gjithçka që kanë sugjeruar partnerët e BE-së, por edhe atë që opozita ka sugjeruar në përmirësimin e kushteve zgjedhore.

“Këto nuk janë premtime boshe, pasi ekzistojnë 17 rekomandime nga ai dialog për momentin, më shumë se 70% e të cilave janë përmbushur plotësisht, përfshirë ndryshimet në katër ligje të rëndësishme. Janë dhënë udhëzime shtesë për të ndarë politikën nga roli i shtetit dhe për të parandaluar funksionin e fushatës.”– tha Brnabic.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *