Vendosni fjalën kyçe....

Pas një viti në arrati, kapet 24-vjeçari i akuzuar për plagosjen e një personi në Kamëz

Një 24-vjeçar është vënë pranga pas një viti në arrati. I riu me iniciale R. M., akuzohet për një plagosje që ka njdodhur më datë 17 shtator të vitit të kaluar.

Së bashku me një grup tjetër personash, 24-vjeçari akuzohet se goditi me mjete të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, Kamëz, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim R. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë arrestuar më parë nga policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *