Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është filmuar duke shkuar në tualet i shoqëruar nga gjashtë truproja gjatë një samiti në Paris.
“Daily Mail” shkruan se lideri rus, 67 vjeç, u filmua duke dalë nga banja ndërkohë që katër truproja siguroheshin se korridori ishte i sigurt. Një truprojë i pestë doli duke ecur krah tij, ndërsa ai dilte nga tualeti. Ndërsa një i gjashtë doli pas tyre.
Një ish-shef i shërbimit gjerman të inteligjencës, i tha BILD se veprimet e Putinit ishin ‘fyese’.
Putini po ashtu e kishte caktuar një nga rojet e tij si anëtar të delegacionit, në mënyrë që të lejohej të ulet në dhomën e bisedimeve. Shefi gjerman i inteligjencës shtoi se kjo ishte një ‘provokim dhe kërcënim i hapur’.
Në këtë samit morën pjesë Putin, Presidenti Francez Emmanuel Macron, Kancelarja Gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Ky samit u pa si një mundësi e mirë për të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund pesë viteve të konfliktit në lindje të Ukrainës. Ukraina dhe Rusia ranë dakord për lirimin dhe shkëmbimin e të gjithë ‘të arrestuarve të lidhur me konfliktin’ deri në fund të vitit.
Ata gjithashtu premtuan se do të tërhiqnin forcat ushtarake në tre rajone të Ukrainës deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.