Vendosni fjalën kyçe....

Taylor Swift akuzon George Soros: Financoi Braun për të më marrë katalogun tim të këngëve


George Soros vazhdimisht akuzohet se ka krijuar rrjetën e tij dhe ndërhyn jo vetëm në politikën e SHBA-së por edhe të vendeve të tjera të botës. Por mesa duket, një nga interesat e tij përfshin edhe muzikën.

Këngëtarja Taylor Swift e ka akuzuar Sorosin se i ka marrë katalogun e këngëve pa i marrë asaj miratimin. Këtë deklaratë, Swift e bëri gjatë fjalimit të saj kur mori çmimin “Gruaja e Dekadës” nga revista “Billboard”.

Swift përmendi konfliktin e saj me investitorin Scooter Braun, i cili këtë verë bleu të drejtat e muzikës që Swift kishte krijuar me studion e regjistrimit “Big Machine Label Group”, në një marrëveshje prej 300 milion dollarësh. Këngëtarja deklaroi se pas kësaj marrëveshje fshihej pikërisht George Soros.

“Pasi m’u mohua shansi për të blerë muzikën time në mënyrë të plotë, i gjithë katalogu im iu shit kompanisë së Scooter Braun në një marrëveshje që më kanë thënë se u financua nga familja Soros, 23 Capital dhe Grupi Carlyle. Akoma edhe sot, asnjë nga këta investitorë, nuk e ka marrë mundimin të më kontaktojë mua apo skuadrën time direkt për të treguar zellin për investimin e tyre, investimin e tyre tek unë, për të pyetur se si ndihem unë për pronarin e ri të artit tim, të muzikës që unë shkrova, videove që unë krijova, fotografi të miat, shkrimi im i dorës, dizajnet e albumeve të mia…”– tha Swift para turmës në Los Angelos.

RT shkruan se “23 Capital” është një firmë e mbështetur nga Fondacioni i Soros, i cili gjithashtu ka investuar 100 milion dollarë në Grupin Carlyle në 1993.

Soros dhe Swift kanë bindje të përbashkëta politike, por këto kishin pak rëndësi kur Swift kuptoi që miliarderi i cënoi asaj të drejtat mbi muzikën që ajo vetë ka krijuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *